Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, banorëve të gjithë vendbanimeve të cilat gravitojnë në këtë komunë u ka bërë apel për të paguar taksat komunale në afatet e parapara sipas ligjit për vetëqeverisje lokale.
Në apel mes tjerash thuhet:
“Qytetarë të nderuar, duke paguar taksën komunale, ju gjithashtu kontribuoni në përmasimin e jetës në komunën tuaj.
Mjetet e grumbulluara nga taksa komunale do të shfrytëzohen për përmasimin e gjendjes së rrugëve, investime në shkollat fillore si dhe për një numër të madh projektesh që ka planifikuar komuna e Sarajit”.