Ministria e punëve të brendshme i ka bërë thirrje opinionit që rasti i tifozit të Komitave, Nikolla Sazdovski, i cili sot ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të mara pas një përleshje që kishte pasur me tre persona të tjerë me 29 qershorë në Shkup, të mos i jepet karakter etnik sepse dhunuesit nuk kanë përkatësi etnike dhe do të ndëshkohen për krimin e bërë.
Zëdhënësi i policisë, Toni Angelovski thotë se nuk ka hapësirë për pakënaqësi në opinion sepse policia ka zbardhur rastin në kohë rekorde, ndërsa të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit.
Angelovski thotë se për kualifikimin dhe rikualifikimin e veprës vendos Prokurora e Shkupit.
Nga Prokuroria Publike Themelore në Shkup, njoftojnë se rikualifikimi i mundshëm i rastit do të bëhet menjëher pas mbledhjes dhe analizimit të fakteve.
Prokuroria Publike Themelore Shkup, pas mbledhjes së dëshmive, dhe analizave përkatëse, do të nxjerr vendimin e prokurorit publik në të cilin do të përcaktojë kualifikimin ligjor të veprës së kryer, thonë për Almakos nga Prokuroria Publike Themelore, Shkup./Almakos
Arbnora Memeti