Në maj të këtij viti janë lëshuar 222 leje për ndërtim, që është për 7,9 për qind më pak në krahasim me majin e vitit të kaluar. Në periudhën e raportimit është paraparë ndërtimi i 477 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzimit prej 38.951 metër katrorë, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Më shumë leje janë lëshuar në rajonin e Shkupit, 40, ku kryesojnë komunat Qend[r, Butel dhe Shuto Orizarë, me nga nëntë leje. Vijon rajoni jugperëndimor me 39 leje, prej të cilave 20 janë në Kërçovë. Edhe në Strumicë janë lëshuar 20 leje për ndërtim, të cilat janë pjesë e 36 lejeve të lëshuara. Më pak leje për ndërtim, katër, ka në rajonin verilindor. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 3.529.344.000 denarë, që është për 4,2 për qind më pak në krahasim të majit të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtim, 16 (52,2 për qind) janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, 41 (18,5 për qind) të ndërtimit të ulët dhe 65 (29,3 për qind) për objekte për rikonstruktim. Te 116 (52,3 për qind) objekte si investues paraqiten persona fizikë, ndërsa te 106 (47,7 për qind)
investues janë subjekte afariste.
Data 07.09.2025
Aktuale
- Pse dialogu Kosovë – Serbi mbetet në një labirint pa dalje?
- A është inteligjenca artificiale kërcënimi i ri për vendet e punës në Evropë?
- Zejd Rexhepi: Me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit
- New York Post artikull për skandalin e Charls McGonigal: Ish-zyrtari i FBI-së dekonspiroi hetimet tek kinezët! Zbardhën bisedat me ‘Personin B’! Si u përfshi edhe James Biden
- Bujar Osmani: Energjia e rezistencës tregon që ndryshimi është i pashmangshëm në Çair
- Çfarë na sjell iPhone 17? Zbuloni risitë dhe surprizat e pritura
- Ngjarje e rëndë në Shkup: Adoleshenti sulmon me thikë babain
- Shoqatat e Gazetarëve: Është e papranueshme sjellja e pahijshme e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj gazetarëve