Komisioni Rregullator për Energjetikë nesër do të vendos për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni. Siç bëhet e ditur ndryshimet e çmimeve nuk do të jenë për të mirën e qytetarëve, për shkak se do të ketë rritje, informon INA. Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet që të rris çmimin për 2 denarë për litër për
naftën dhe benzinën, edhe pse disa javë më parë kishte ulje simbolike deri në denarë. Me këtë shtrenjtim do të ketë rikthimin të gjendjes së mëparshme.
Me ndryshimet e fundit, Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina të lirohet për 1 denar, ndërsa çmimi i dizelit nuk ndryshoi.
Çmimi i ri i Eurosuper 98 është 73 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 95 me 71 denarë për litër. Dizeli mbeti me çmim të njejtë prej 63,5 denarë për litër. Por me shtrenjtimin e ri pritet që të shkojë në 65, 5 denarë për litër. Në Maqedoni brenda vitit kemi rritje mbi 30 për qind. (INA)
Data 07.09.2025
Aktuale
- Pse dialogu Kosovë – Serbi mbetet në një labirint pa dalje?
- A është inteligjenca artificiale kërcënimi i ri për vendet e punës në Evropë?
- Zejd Rexhepi: Me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit
- New York Post artikull për skandalin e Charls McGonigal: Ish-zyrtari i FBI-së dekonspiroi hetimet tek kinezët! Zbardhën bisedat me ‘Personin B’! Si u përfshi edhe James Biden
- Bujar Osmani: Energjia e rezistencës tregon që ndryshimi është i pashmangshëm në Çair
- Çfarë na sjell iPhone 17? Zbuloni risitë dhe surprizat e pritura
- Ngjarje e rëndë në Shkup: Adoleshenti sulmon me thikë babain
- Shoqatat e Gazetarëve: Është e papranueshme sjellja e pahijshme e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj gazetarëve