Mërgata janë qytetarë besnikë në vendet ku ata jetojnë, krijojnë dhe punojnë dhe njëkohësisht janë urë lidhëse ndërmjet Maqedonisë dhe shtetit ku jetojnë.
Në të njëjtën kohë, ata duhet të jenë krenarë për vendin e origjinës, pasi ata kanë prapa vetes Qeverinë në të cilën mund të mbështeten.
Mjaft ishin 27 vite ndarje. Diaspora patjetër të identifikohet me shtetin, jo me partinë si që ishte rast në 11 vitet e kaluara kur ishin keqpërdorur për qëllime politike.
Këtë sot e tha ministri pa dikaster i angazhuar për Diasporë Edmond Ademi në promovimin e tre projekteve të reja të Agjencisë për Emigrim: Manual për të shpërngulurit, Libër ilustrimesh në gjuhën amtare dhe ueb faqe.
Ai ka shtuar se është me rëndësi roli i Agjencisë për Emigracion dhe se procesi i bashkëpunimit me ta patjetër të vazhdojë në të ardhmen, veçmas tani kur Maqedonia kthehet në derë të madhe në planin ndërkombëtar përmes anëtarësimit në NATO, fillimin e negociatave me BE-së dhe bashkëpunimit të mirë rajonal.
“E ardhmja e saj, stabiliteti dhe zhvillimi është i garantuar me këtë edhe roli i të shpëngulurve në këto procese”, ka thënë Ademi.
Sipas tij, ueb faqja e ribrenduar dhe e përmirësuar mbetet dritare e vërtetë për të shpërngulurit nga Maqedonia. Ai ka shtuar se të shpërngulurit nuk janë harruar dhe se ka kush angazhohet për ta.
Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Emigracion Nikolla Shalvarinov ka thënë se sipas të dhënave të tyre humbet interesi dhe dija ndaj gjuhës maqedonishte. Por, përmes këtij libri ilustrimesh siç shtoi, “tentojmë të minimizojmë atë moment”.
Ai ka shtuar se në përpilimin e manualit për të shpërngulurit kanë pasur ndihmën e më shumë institucioneve si MPB, MPJ, Drejtoria për Evidencën e Regjistrit të Amzës, Fondin për Sigurim Pensional Invalidor dhe të tjera.
Tre projekteve të rrëndlsishme të realizuara nga Agjencia për Migracion, edhe atë – Doracaku për Mërgatën, i cili do ti ndihmojë mërgatës të njihen me të drejtat dhe obligimet e tyre në vendin e origjinës; Librin për fëmijë, për mësimin e gjuhës amtare, e cila ofron mundësinë që fëmijët e mërgatës tonë të njoftohen dhe mësojnë gjuhën e prindërve të tyre në një mënyrë shumë kreative, të lehtë dhe argëtuese, si dhe web faqen e re të internetit të Agjencisë për Migracion.
Këta tre projekte janë përkrahje direkte dhe konkrete për diasporën tonë, me çka si qeveri e në mënyrë konkrete shprehim qasjen tonë për ndërtim të bashkëpunimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë mes institucioneve të shetit dhe diasporës.