Dëshiroj, që i gjithë procesi, ashtu siç parashikohet të ketë rezultat pozitiv edhe për Zaevin, por edhe për Marrëveshjen dhe marrëdhëniet midis dy vendeve, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitris Xanakopluos në një intervistë për radion greke “247”.
Lidhur me qëndrimin e Kryeministrit të Maqedonisë se në mes të janarit Maqedonia do t’i përmbushë obligimet e saj që dalin nga marrëveshja për Çështjen e Emrit, Xanakopulos edhe një herë shpjegoi se cilat janë hapat që duhet të i ndërmerr Maqedonia dhe shtoi se shpreson që gjithçka do të përfundojë me sukses dhe përsërit atë që tha në brifingun përfundimtar të djeshëm me gazetarët se ai personalisht nuk mund të parashikojë se kur do të përfundojë procesi në vendin tonë.
“Unë nuk jam në pozitë ta di kur të përfundojë procesi. Nëse zotëri Zaev thotë se do të përfundojë më 15 janar, unë nuk kam asnjë arsye për ta kontestuar. Përkundrazi, dëshiroj që i gjithë procesi, ashtu siç është paraparë të ketë rezultat pozitiv edhe për të, por edhe për marrëveshjen dhe marrëdhëniet e të dy vendeve”, thotë Xanakopluos dhe përsërit që sapo vendi ynë t’i përmbush obligimet në radhë do të jetë Parlamenti grek ta ratifikojë Marrëveshjen.