Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se para organeve të partisë së tij do të propozojë që të përpunojnë ligj për amnisti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Mickoski gjithashtu ka thënë se propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend dhe se do të kërkojë mbështetje edhe nga deputeti Ziadin Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të mos flasim për rastet e pazgjidhura të vrasjeve në rrugët e Shkupit, terrorizimet që ndodhin, tentim vrasjet, zënkat me thikë dhe gjitha këto kualifikohen si “dhunë”, ndërsa tani kemi aktgjykim me 81 vite burg. Është e qartë që këtu kemi vendim politik”, tha Mickoski.