Telekomi i Maqedonisë për 2.5 herë e ka rritur kompensimin mujor që do ta marr kryetari i bordit të drejtorëve, Nazim Bushi, transmeton Almakos.
Me vendimin e ri, Bushi do të marr 5.000 euro neto kompensim në vend të 2.000 eurove që ka marr deri më tani.
Vendimi është miratuar në Kuvendin e shoqërisë në fund të muajit të kaluar dhe po arsyetohet me rritjen e aktiviteteve. Kompensimet për anëtarët tjerë ngelin të njëjta, gjegjësisht 1.500 euro për zëvendës kryetarit e bordit të drejtorëve dhe 1.000 euro për anëtarët tjerë.
Edhe pse vitin e kaluar kishte qeveri teknike, ekzistonte tentimi që këto kompensime të rriten, megjithatë nën presionin e opinionit ajo gjë nuk ndodhi.
Qeveria në Telekomin e Maqedonisë posedon 38.88 % të aksioneve, ndërsa në kompani ndodhën ndryshimet e pozitës së drejtorëve.
Nga një korriku i këtij viti, si drejtor kryesor ekzekutiv u zgjodh Nikolla Lushev, i cili vjen nga Telekomi i Malit të Zi, ndërsa paraprakisht ishte drejtor kryesor ekzekutiv në operatorin VIP./Almakos/