Aleanca për Shqiptarët nuk pajtohet me epilogun gjyqësor në rastin e tentim-vrasjes së kreut të kësaj partie Ziadin Sela më 27 prill të vitit kaluar. Sipas partisë opozitare, lartësia e dënimit nuk është në përputhje me veprën të cilën e kanë kryer të akuzuarit. Aleanca vlerëson se Gjykata duhet ta ketë parasysh faktin që është sulmuar një lider partie, deputet i zgjedhur nga populli dhe kryefamiljar.
Vlerësojmë se dënimet duhet të ishin maksimale, shumë më të mëdha se kaq. Gjithashtu, në kuadër të kësaj mendojmë se procesi gjyqësor duhet të gjej edhe urdhëruesit dhe porositësit e 27 prillit që edhe ata të jenë para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara – deklaroi Flakron Bexheti, Zëdhënës i ASH-së.
Data 09.09.2025
Aktuale
- Bie ndjeshëm numri i fëmijëve që regjistrohen në shkollë/ Në 5 fshatra të Bulqizës, vetëm një fëmijë në klasë të parë
- Skandali me përgjimin, deputetët nesër “vizitojnë” ASK-në
- Një aventurë e frikshme: Si një burrë kaloi katër ditë në një ashensor të bllokuar
- Hedhja në erë e makinës së drejtorit të QKUK, arrestohen 11 persona, zbulohen drogë dhe armë
- Krenar Lloga: 19 tetori është referendum për shqiptarët: Po Europës – Jo botës serbe!
- (VIDEO) Kandidatët e Sarajit prezantojnë projekte, nuk merren me akuza
- (VIDEO) PTHP Shtip ngriti aktakuzë kundër shefit të suspenduar të Prokurorisë së lartë publike Shkup, Mustafa Hajrullahu
- BDI kundër Memorandumit me Republikën Serbe: Një hap i rrezikshëm që minon sovranitetin e Bosnjës e Hercegovinës