LSDM-ja ka reaguar pas deklaratës së për politizimin e policisë. Partia në pushtet vlerëson se VMRO-DPMNE-ja mbahet mend si partia që ka bërë politizimin masiv të institucioneve dhe abuzimin me strukturat policore.
“Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, të gjitha procedurat për vendosjen e punonjësve kryhen në përputhje me procedurën e përcaktuar me Ligjin për Punë të Brendshme dhe aktet e tjera nënligjore. VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me faktin se koha e MVRO-VMRO-së dhe abuzimi i policisë në interesat personale dhe partiake përfunduan”, theksohet në deklaratën e partisë.
Ndërkohë, sot gjatë ditës, në një konferencë për shtyp Ortse Gjorgievski, nga VMRO-DPMNE, deklaroi se Oliver Spasovski dhe LSDM goditën drejtpërdrejt profesionalizmin e policisë.
“Ata më herët kishin përgatitur spastrim njësiteve speciale dhe tani manipulojnë publikun se ajo ishte në përputhje me nevojat e shërbimit. Dhjetra specialistë të trajnuar riemërohen në pozita që nuk i përshtaten afëtësive të tyre. Trajnimi për secilin kushtoi dhjetëra mijëra euro, dhe tani LSDM hedh poshtë të gjithë që ka qenë investuar në vitet e fundit e këtyre profesionistëve”, tha Georgievski. /shenja/