Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kontribuojnë në mbajtjen e sigurisë së përbashkët nëpërmjet mekanizmave, operacioneve dhe misioneve të ndryshme, theksuan ekspertë vendas dhe te huaj. Ata shtuan se BE-ja ka konstatuar se kërcënimet globale janë prezente edhe në këtë rajon. Bashkëpunimin duhet të përfshijë të gjitha fushat, si krizën me migrantëve, mbrojtja nga kërcënimet e jashtme, dhunën dhe terrorizmin.
Prioriteti kryesor është që t’a prezantojmë ketë rajon nga kërkues i sigurisë në ofrues të sigurisë. Sot të gjithë vendet e Ballkanit kontribojnë në mbrojtjen e sigurisë së përbashkët, nëpërmjet mekanizmave, bashkëpunimit dhe misioneve. Për këtë BE-ja ka zgjedhur dhe e ka theksuar në raportet e sigurisë të prezantuara në Samitin e Sofjes ku theksohet se duhet një bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sa u takon kërtyre kërcënimeve që nuk njohin kufijë – deklaroi Donika Marku,hulumetues.
Ndër ekspertët theksohet edhe nevoja e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe zhvillimit infrastrukturorë mes vendeve të Ballkanit. Si fazë më e rëndësishme e procesit të Berlinit, theksohet Samiti i vitit të kaluar në Triestë.
Organizatat joqeveritare të vende Ballkanike kanë formuar një rrjetë të quajtur “SEE ThinK Net” ku si qëllim kanë të ndikojnë në proceset e politikbërjes së qeverive, në fushën e sigurisë dhe të ngjashme.