Kryeministri Zoran Zaev do të urdhërojë Inspektoriatin e punës të hetojë punën e Bashkësisë Fetare Islame dhe të bashkësive të tjera fetare. Këtë premtim Zaev e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjen deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi e ka quajtur kriminel dhe të pandershëm, i cili institucionon e ka shëndruar në pashallëk të tij.
“A do të futet ndonjëherë Inspektorati i Punës në BFI, a do t’u paguhet imamëve pension invalidor? Nëse jemi të gjithë të barabartë, a është arushë e mbrojtur, Sulejman Rexhepi, i cili punon në mënyrë të paligjshme. Ai u kthye në BFI me kallashnikovë dhe u vendos aty përjeshtësisht”- ka pyetur Zekiri.
Zekiri fajson Rexhepin për keqpërdorimin e vizave për haxhilerët, të cilat jepen nga Arabia Saudite për besimtarët, ndërkaq Rexhepi i shet për para.
Duke u prgjigjur në pyetjen e Zekirit, kryeministri Zaev tha se nuk do të hetohet vetëm puna e BFI-së, por e të gjitha bashkësive të tjera fetare.
“Qeveria ka marrëdhënie të mira me të gjitha bashkësitë fetare dhe ne nuk jemi kompetent të përfshihemi në punën e tyre, duke pasur parasysh sekularitetin e shtetit. Por Inspektorati i Punës do të marrë urdhër personalisht nga unë që të hetojë punën e BFI-së. Por jo vetëm në BFI, por edhe në bashkësitë tjera fetare”, tha kryeministri Zaev.
Deputeti Zekiri tha se Sulejman Rexhepi është i paprekshëm nga koha e monizmite edhepse e kanë shoqëruar mbi një mijë skandale!
Përgatiti: Evi Shkopi
Amakos.com