Ministri i Kulturës, Asaf Ademi është skeptik se rindërtimi i Teatrit shqiptar në Shkup do të përfundojë deri në nëntor të këtij viti. Ademi i ka premtuar darkë mbikqyrëses për ndërtimin e objektit nëse punimet përfundojnë në afatin e paraparë.
Pata rastin të bisedoj dhe me mbikqyrësin e aktiviteteve ndërtimore, që shprehi optimizmin e theksuar se ky objekt diku ka nëntori do të jipet në përdorim. Unë publikisht i shpreha se e ka një darkë prej meje, nëse kjo punë do të realizohet ashtu siç thotë ajo, deklaroi ministri Ademi.
Drejotri i teatrit shqiptar, Adem Karaga, shpreson se në fillim të nëntorit aktorët do të luajnë në objektin e rinovuar.
Sipas të gjithë gjasave po i duket fundi kësaj odiseje të gjatë shumvjeçare, që ne shumë shpejtë do të kthehemi në objektin tonë. Jeta jonë teatrore nuk ishte e lehtë por shpresoj se së shpejti do të kthehemi në shtëpi, deklaroi Karaga.
Ministri Ademi tha se revizion për parregullsitë gjatë rindërtimit të objektit do të bëhet nëse do të vlerësojë se është e nevojshme.
Nëse konstatohet se ka nevoj për revizion ne do të kërkojmë dhe nga enti shtetërore për revizion ose do të inicojmë trup të pavarur ta kryej revizion e dokumentacionit të ndërtimit të këtij objekti, njoftoi Ademi.
Rindërtimi i objektit të Teatrit Shiptarë në Bit Pazar ka filluar nga viti 2014, në kohën kur ministresha e Kulturës ishte, Elizabeta Kançevska Milevska nga VMRO-DPMNE.
Nisjen e punimeve të teatrit e patën shpallur ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe zëvendësi i tij, Musa Xhaferi, por rikonstruimi është shtyrë disa herë për shkak të parrëgullësive gjatë tenderimit.
Arbnora Memeti
Almakos