Nesër nis faza e parë e spërkatjës nga ajri kundër mushkonjave në territorin e Qytetit të Shkupit dhe do të zgjas gjatë gjithë javës dhe pritet të mbarojë të shtunën. Nëse këtë javë do ketë rreshje të shiut dezinsektimi do të prolongohet për javën e ardhshme.
Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se faza e parë e dezinsektimit terestik kundër formave të rritura të mushkonjave në teritorrin e qytetit të Shkupit, do të fillojë prej nesër më datë 03.07.2018 (e martë) deri më 07.07.2018 (e shtunë), njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Autoritetet njoftojnë bletarët të ndërrmarrin masa preventive për mbrojëtjen e bletave.
Spërkatja kundër mushkonjave zakonisht bëhet në fillim të pranverës, ndërsa sivjet është prolonguar për shkak të procedurave të tenderimit.
Në ndërkohë, autoritetet janë konsultuar edhe me institucionet shëndetsore për përcaktimin e pesticidit adekuat për shkatërimin e mushkonjave.
Vjet gjatë stinës së pranverës, për shkak të pickimeve prej insektet nga ethet hemoragjike ishin sëmur dhjetra persona./Almakos
Arbnora Memeti