“Nënshkrimi i një marrëveshje kapitulluese për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, duke hequr dorë gjithçka që është maqedonase, është një lajm i mirë vetëm për Zoran Zaevin dhe LSDM-në. Për askënd tjetër”, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-DPMNE-së Zaev është një njeri që po tërheq tatëpjetë Republikën e Maqedonisë.
Ai premtoi se nuk do të pranonte një ndryshim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, por tani nga pozicioni i pozitës ai po shet interesat kombëtare dhe shtetërore”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
Siç citohet në kumtesën e VMRO-DMPNE-së, me nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë, Zaev u përpoq të mbulonte krimin, korrupsionin dhe paaftësinë e qeverisë së tij. Maqedonia nuk mund të hyjë në BE pa reforma.
Lidhur me masën e uljes së çmimit të energjisë elektrike për 0,1 për qind VMRO-DPMNE vlerëson se Zaevi e ka nënçmuar inteligjencën e popullit të Maqedonisë duke menduar se me tre denarë në muaj do të kenë një jetë më të mirë.
Qytetarët presin uljen e energjisë elektrike për 30 për qind, siç njoftoi Zaev në opozitë. Por gjithçka që Zaev tha është gënjeshtër”, citohet në kumtesë.