Kryeministri bullgar Bojko Borisov, Kancelari austriak, Sebastian Kurtz dhe kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk u takuan në Austri, në ceremoninë simbolike për dorëzimin e presidencës së BE-së.
Borisov falënderoi për dialogun konstruktiv në Këshillin Evropian, i cili dha mundësinë për të përqendruar vëmendjen në rajonin e Ballkanit.moro e kryesimit austriak është “Europa që mbron” dhe kancelari Kurtz premton ndërtimin e urave të bashkëpunimit.
“Duke vënë një mesazh të qartë mbi fillimin e negociatave para anëtarësimit të Maqedoninë dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE ka hedhur themelet për perspektivën e rajonit. Takimi i krerëve të lartë të Ballkanit Perëndimor në maj në Sofje luajti një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces” – tha Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.
“Europa gjendet për momentin në një situatë të rëndë, me problemet e ndryshme që i ka me SHBA-të dhe Rusinë por edhe me cështjen e BREXit. Austria kërkon të ndërtojë urat për një Europë të fortë, prandaj do të punojmë në mënyrë active me institucionet europiane” – tha Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz.
“Moto “ Europa që mbron”, që është zgjedhur nga Austria, është moto jashtëzakonisht e përshtatshme për të mbrojtur kufijtë europianë. Austria gjithnjë ka qenë zemra e Europës, jo vetëm ekonomikisht por edhe politikisht. Europa pret nga ne vendosmëri në veprimet që ndërrmarim me qëllim që të mundësojmë rend dhe siguri” – tha Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk.