Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka theksuar se opozita mbështet proceset euroatlantike të Maqedonisë, por siç tha, nuk do të qëndrojë krah për krahu me ata që kanë nënshkruar kapitullimin. Sipas Mickovskit diplomacia ka dështuar dhe ai kërkon dorëheqjen e ministrave që merene me proceset integruese.
Opozita shumë herë ka vendosur në të kaluarën dhe ja sërish do ta përsëris qëndrimin tonë se opozita fuqishëm hapëron në rrugën euroatlantike të Maqedonisë, por nëse dikush pret që opozita do jetë krap për krah me ata që nënshkruan këtë kapitullim, kjo është pretendencioze që të pritet një gjë e tillë nga opozita. Ajo e përkrah rrugën euroatlantike të Maqedonisë dhe që nga themelimi i saj si subjket politik, VMRO-DPMNE është në këtë trajektore dhe nuk ka heqje nga kjo trajektore.
Por, njëkohësisht opozita është e vetëdijshme se në rrethana kur e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe opinioni në Maqedoni sheh se si Kryeministri kërkon rryshfet prej qindra-mijëra eurosh, kur sheh se Maqedonia gjendet në fund sipas parametrave ekonomik, kur shef se nuk ka reforma në asnjë fushë tash e 13 muaj, atëherë opozita e ka të qartë se edhe përpos këtyre veprimeve kapitulluese, ardhmëri euroatlantike për Maqedoni nuk ka. Së paku që duhet të bëjnë të gjithë ministrat që meren me këto integrime, për këtë dështim që e kanë bërë në planin diplomatik të japin menjëherë dorëheqje. /Art Channel/