Maqedonia ka bërë progres të madh në implementimin e të ashtuquajturave masa të buta në sektorin energjetik vitin e kaluar, vlerëson Bashkësia energjetike në “Raportin për monitorim për energji elektrike në vendet e Ballkanit Perëndimor”, transmeton Medial.mk.
Zbatimi i masave të buta që i përkasin zhvillimit të tregut të energjisë elektrike, në balancimin tejkufitar, si dhe masat e ndërlidhura me shpërndarjen e kapaciteteve në qershor të vitit të kaluar kanë qenë në nivel të 38 për qindëve, ndërsa në qershor të këtij viti kanë arritur nivel prej mbi 50 për qind.
“Progresi ka filluar pas mbajtjes së Samitit për Ballkanin Perëndimor në Triestë, ndërsa në masë më të madh i përket miratimit të Ligjit të ri për energjetikë, në të cilin janë implementuar direktivat evropiane dhe rregullativat nga Pakoja e tretë energjetike”, theksojnë nga Bashkësia energjetike, në raportin për të cilin informoi Kabineti i zëvendëskryeministrit i angazhuar për çështje ekonomike.
Përmirësim të dukshëm ka edhe në zbatimin e masave për balancim tejkufitar, ndërsa nga ana e Bashkësisë energjetike presin përmirësim shtesë në këtë fushë me miratimin e rregullave të reja konform Ligjit për energjetikë. Përmirësim ka edhe në implementimin e masave për shpërndarje të kapaciteteve rajonale të energjisë elektrike, si dhe në masat e kryqëzuara me të cilat ndikohet në çrregullimin e çmimeve dhe ndarjen e operatorëve me energji elektrike