Federata greke e Shoqata Kulturore të Maqedonasve dhe Asociacioni Pan-maqedonas i Maqedonasve nga Disapora dërguan kërkesë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe kërkesë për shfuqizimin e letrave që janë dërguar nga Greqia për në NATO dhe në BE, dërguan në Gjykatën Kushtetuese të Greqisë.
Kërkesë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe kërkesë për shfuqizimin e letrave që janë dërguar nga Greqia për në NATO dhe në BE, dërguan në Gjykatën Kushtetuese të Greqisë, Federata greke e Shoqata Kulturore të Maqedonasve dhe Asociacioni Pan-maqedonas i Maqedonasve nga Disapora. Nga këto organizata, konsiderojnë se Marrëveshja e shkel Kushtetutën dhe “çon deri në shkatërrimin e Greqisë me procedurë të përshpejtuar” dhe kërkojnë që të tërhiqen letrat që janë dërguar në NATO dhe në BE për heqjen e vetos greke për Maqedoninë. Në këtë kërkesë për Gjykatën Kushtetuese prej 32 faqesh, hollësisht sqarohen qëndrimet e tyre me të cilat e argumentojnë kërkesën.
Ndërkaq, kryeministri grek në rrjetin social “Twitter” pas mbledhjes së Partisë Socialistike Evropiane, theksoi se se historia do t’i justifikojë forcat progresive të të dy vendeve, të cilat i kanë tejkaluar dallimet e të kaluarës dhe së bashku krijojnë shpresë për të ardhmen.
Socialistët evropian me entuziazëm e përshëndetën marrëveshjen me fqinjin tonë verior. Thellë besoj se historia do t’i justifikojë forcat progresive në të dy vendet, të cilat i kanë tejkaluar dallimet e së kaluarës dhe së bashku po krijojnë të ardhme me shpresë”, shkroi kryeministri grek, Aleksis Cipras në Twitter.
Sipas Agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, në mbledhjen e djeshme në Bruksel, një ndër temat e socialistëve evropian ishte edhe marrëveshja e nënshkruar në Prespë.
Agjencia greke e lajmeve, duke u referuar në informatat e saja publikoi se në mbledhje të partisë socialistike evropiane, Cipras tha se java e kaluar ka qenë historike për Greqinë për shkak marrëveshjes së Prespës dhe vendimi i eurogrupës për borxhin e Greqisë. “I kemi mbyllur llogaritë nga e kaluara”, tha Cipras, sipas informatave të Agjencisë. /Art Channel/