Nga SPB-ja në Shkup njoftojnë se 33-vjeçari V.M nga Vollkova është paditur penalisht, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer tetë vepra penale “vjedhje të rënda”, duke përfituar në mënyrë joligjore rreth 943.000 denarë.
Sipas hetimeve, në gjitha veprat e kryera ai ka përdorur një çelës të veçantë për hapje të dyerve të blinduara dhe nga apartamente dhe banesa të ndryshme ka marrë ari, para, kompjuterë, telefona celular ndërsa në një rast edhe një çelës makine.
Dy ditë më parë është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Karposh.