Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev gjatë qëndrimit në Forumin e Crans Montana ka takuar edhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
Takimi është bërë i ditur nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka shkruar në faqen e tij në facebook, duke nënvizuar se me Zaevin kanë biseduar për tema të rëndësishme për dyja vendet dhe thellimin e bashkëpunimit, informon INA.
“Ne Forumin e Crans Montana ne nje takim me kryeministrin e Maqedonise, Zoran Zaev duke diskutuar per zhvillimet ne dy vendet tona.
Shfrytezova rastin te uroj kryeministrin per vendimet e tij te rendesishme per vendin e tij dhe rajonin.
Pata kenaqesi per njoftimin qe kryeministri me dha per tenderin qe qeveria e tij ka hapur per ndertimin e segmentit te hekurudhes qe lidh dy rrjetet tona hekurudhore. Takimi ishte i hapur! “, ka shkruar Sali Berisha. (INA)