Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përfundimisht ka gjetur zgjidhje për motoçikletat e parkuara në trotuare. Duke filluar nga muaji i ardhshëm, të gjithë qytetarët motoçikletat e tyre do të jenë të detyruar t’i parkojnë në parkingje publike. Çmimi për parkimin e tyre do të jetë simbolik, ndërsa ata që nuk do të respketojnë vendimin do të gjobiten.
Aktualisht NP Parkingu i Qytetit po përgaditë çmimoren për parkim për motoçikletat, dhe duke filluar nga e hëna do të bëjmë regjistrimin e hapsirave nëpër parkingje që i posedon ndërmarrja. Vendimi për të futur pargesën e parkimit për motorët do të miratohet muajin e adhshëm nga Këshilli i Qytetit të Shkupit”, ka njoftuar Shilegov gjatë seancës dedikuar pyetjeve të Këshilltarëve.
Lidhur me ndërtimin e shtëpisë për të pastrehurit, të premtuar gjatë fushatës zgjedhore, Shilegov nuk pati një përgjigje konkrete se kur do të filloj realizimi i projektit. Ai tha se në qytetin e Shkupit momentalisht ka 460 persona të pastrehë, dhe se deri në fund të vitit pret të rikonstruohet Qendra për të pastrehët në Mumin Potok.
Duke iu përgjigjur peyetjes së këshilltares, Jelena Zugiq nëse ishte i kënaqur me vauçerët për taksi për personat e dehur Shilegov tha se kjo masë ka qëllime humane të ulë numrin e aksidenteve të trafikut në qytet sepse pjesa më e madhe e tyre shkaktohen nga personat e dehur. Ai akuzoi opozitën se në mënyrë të padrejtë e ka etiketuar si pijanec sepse ai është person i suksesshëm që me punën e tij ka arritur të fitojë miliona.
Arbnora Memeti
Almakos