https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2238402342867272/
Diplomati dhe ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin gjatë konfliktit ushtarak në Maqedoni, Xhejms Perdju ka kritikuar presidentin Gjorgje Ivanov, për mosdekretimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve. Diplomati amerikan thotë se Ligji duhet të aprovohet sepse përdorimi i gjuhës shqipe për shqiptarët e garanton Marrëveshjen e Ohrit.
Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është mbi Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dhe ju mund të miratoni çfardo ligjesh që ju mendoni se duhet të miratohen. Çështja e gjuhës ishte çështja më e vështirë që duhej ta zgjedhim në kohën e Marrëveshjes së Ohrit. Partitë ose palët në diskutim u morrën vesh për disa dispozita të caktuara ku bashkësia shqipëtare do të mundej të përdorë gjuhën shqipe në disa mënyra të caktuara, ka thënë Perdju.
Ai nuk e kupton veprimin e presidentit Ivanov, sepse kushtetutshëmrinë e ligjeve nuk e vlerëson presidenti, por Gjykata Kushtetuese.
Nuk e kuptoj pse presdienti ka refuzuar ta nënshkruaj këtë ligj, por fakt është që e ka bërë këtë. Supozoj, se si në çdo shtet tjetër duhet të ketë një rrugëdalje dhe rrugëdalja është përmes Gjykatës Kushtetuese, e cila do të rregulloj këtë çështje e cila ka ngecur këtu, dhe mendoj se ajo është ajo që duhet të ndërmerrni, deklaroi Perdju.
Sipas tij, ligji i gjuhëve nuk duhet të sjellë përçarje dhe pret që në të ardhmen fëmijët shqiptar të mësojnë gjuhën maqedonase dhe ata maqedonas shqipen.
Perdju uroi kryeministrin Zoran Zaev për kurajon e treguar për arritjen e marrëveshjes me Greqinë, e cila ka qenë një sfidë e vështirë. Sipas Perdju, emri Republika e Maqedonis së Veriut është i qëlluar pasi pasqyron historinë e vërtetë të rajonit.
Perdju, pasi mori pjesë në seminarin e 98-të Ros Rot, kushtuar integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, në Librarin e Çarshisë prezantoi librin e tij Peacemaker.
Arbnora Memeti
Almakos.com