Me profesorin e Neuropsikiatrisë nga Shkupi, Metodi Cepreganov në intervistën shumë interesante për Almakos, flasim për një temë shumë të pranishme në botën moderne, siç është dhuna si forcë destruktive në shoqëri si dhe për pasojat e rënda që mund t’i shkaktojë.
Profesori Cepreganov ka një përvojë të pasur si mjek dhe pegagod në Maqedoni dhe Francë duke botuar mbi tridhjet punime shkencore nga sfera e Neuropsikiatrisë. Në emisonin “Pa teklif”, thotë se burimi i destruktivitetit te popujt e Ballkanit është frika sepse ata në të kaluarën kanë qenë të shtypur dhe pas çlirimit në sipërfaqe dolën frsutracionet nga e kaluara e dhunshme.
“Sot askush askënd nuk respekton, të gjithë dinë, të gjithë munden, të gjithë janë personalitete historike, kaos. Pse? Pasi nuk janë të inkorporuara normat sociale dhe etike. Nuk ka dituri. Kjo është tragjedia. Duhet kohë, sepse procesi i maturimit të një personaliteti kërkon kohë. Ne atë kohë nuk e kemi pasur. Njëzet vite janë pak”, thotë profesori Çepreganov.
Ai konstaton se agresiviteti është sëmundje sepse personi agresiv, gjatë jetës se tij nuk ka arritur të formohet në një personalitet të shëndoshë, ku ndikim më të madhë ka familja dhe arsimi.
“Popullit tim i mungon, normat morale, etike, sociale dhe normat shpirtërore”, nënvizon neuropsikiatri nga Shkupi.
Çepreganov tregon se në Maqedoni në jetën publike sheh shumë individ me simptome patologjike të narcizmit, e cila si patologji shumë lehtë mund të shëndrohet në narcizëm kolektiv shumë të rrezikshëm.
“Nëse unë në karakterin tim kam narcizëm malinj, shkaktojë konflikte, ushqehem me konflikte dhe jetoj për konflikte. Fjalori im themelor është urrejtja, ligësia, xhelozia dhe sulmi ndaj personalitetit tjetër sepse ai nuk pajtohet me mua. Ai është tradhtar, ai është vrasës”, thekson Çepreganov.
Sipas tij, stresi është një ndër faktorët kryesor që çrregullojnë shëndetin mendon të njerëzve dhe shkakton sëmundje të ndryshme fizike, duke marrë jetët e shumë njerëzve në botë.
“Shumë më i rrezikshëm është stresi kronik. Maqedonia, populli maqedonas, të gjithë në botë, që jetojnë në kushte të veçanta ekonomike, janë në gjendje të stresit të prolonguar. Kjo gjenjde shkakton sëmundje të rënda psiko-fizike, sulm në zemër, asmë, alergji, dhe të mos i numëroj të gjitha. Asgjë nuk është e rastësishme”, thotë Çepreganov.
Disponimi me përgjegjësi i lirisë personale dhe ushqimi i ndjenjës së dashurisë ndaj të afërmit dhe njerëzimit në përgjithësi është, ndikon në ruajten e shëndetit mendor dhe ndërtimin e individëve me personalitet të formuar.
Për të mësuar në detaje të gjitha fazat e maturimit të individit dhe arsyet e çrregullimeve të shumta mendore me pasoja jo vetëm për individin por edhe për shoqërisë, ndiqni bisedën shumë interesante me neurospikiatrin Metodi Çepreganov./Almakos.com