Në Kuvendin e Maqedonisë sot është dorëzuar vendimi i presidentit Gjorge Ivanov me të cilën ai informon se nuk do ta nënshkruajë dekretin për marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në afat prej 30 ditësh nga votimi i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes duhet ta vendos përsëri në votim në seancë plenare. Pasi që Xhaferi ta shqyrtojë vendimin që e ka dorëzuar Ivanovi dhe sipas aktiviteteve të planifikuara në Kuvend edhe të deputetëve do e caktojë seancën. Megjithatë, paralajmërohet se ajo do të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme dhe se kryetari i Kuvendit nuk do ta pres afatin e fundit apo 20 korrikun. Ndryshe, presidenti Gjorge Ivanov ka marrë vendim që të mos nënshkruaj Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Greqinë dhe me këtë edhe të tejkalimit të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të bashkuara, me qëllim ndalimin e përdorimit të Marrëveshjes së përkohshme që daton nga viti 1995.
Data 10.09.2025
Aktuale
- Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik
- Izet Mexhiti inspekton punimet në rrugën “Bajram Shabani” për përmirësimin e furnizimit me ujë
- SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën! 13 akuza për kryebashkiakun, 12 për bashkëshorten!
- Murtezani: Reformat në gjyqësor, themel i integrimit në BE
- “Inflacioni”, qytetarët përballen me shpenzime të larta për jetesë
- Anëtarët e Komisionit mbikëqyrës të ASK-së dhe AZ-së me certifikatë sigurie sot do ta vizitojnë ASK-në, ndërsa nesër AZ-në
- SPAK lëshoi masë sigurie ndaj tij, reagon avokati Besart Logu: Nuk kam marrë para për ushtrim të ndikimit të paligjshëm
- Manastir: Kallëzim penal për tregtim të palejuar të mjeteve piroteknike