Dy emigrantë të vdekur dhe 17 të plagosur është bilanci i aksidentit të trafikut që ndodhi rreth orës 16:40 në rrugën kombëtare Radovish – Shtip pranë minierës Buçim. Nga SPB Strumicë konfirmuan se e gjith ngjarja ka ndodhur kur një kamion Iveko që po mbante emigrantë nga Bangladeshi dhe Shri Lanka kishte goditur një gardh në urë, ndërsa shoferi është aratisur nga vendngjarja, njofton Medial.mk.
Njëmbëdhjetë të lënduar u transferuan në Spitalin Klinik në Shtip dhe gjashtë në Spitalin e Përgjithshëm në Radovish. Sipas policisë, ka gjasa se numri i emigrantëve në automjetin e mallrave është më i lartë, por që ata ikën pas aksidentit.
Lidhja e automjeteve të Maqedonisë tha se trafiku u normalizua për automjetet e pasagjerëve, por jo për automjetet e rënda dhe autobusët./Medial.mk/