Zgjerimi i bazave për diskriminim, përparim të punës së Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe profesionalizimi i tij me qëllim të zgjidhje më efikase të ankesave, vendosjen e orientimit seksual dhe identitetit gjinor si bazë për diskriminim, ndarje si pasqyrë e re e diskriminimit, rritje e dënimeve, janë një pjesë e zgjidhjeve të cilat i parasheh Propozim ligji për mbrojtje nga diskriminimi, i cili ka kaluar në seancë të Qeverisë dhe duhet të hyjë në procedurë parlamentare.
Siç informon në konferencën e sotme për media ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska me ligjin jepet mundësia edhe për padi për mbrojtje nga diskriminimi në raste të interesit publik kur preken një grup i madh i qytetarëve dhe lirohen nga shpenzimet e gjyqit qytetarët të cilët do të ngrenë padi për diskriminim.
“Në këtë mënyrë u afrohemi standardeve ndërkombëtare të miratuara në KB dhe BE, ndërsa qytetarët tanë marrin mbrojtje adekuate juridike dhe shoqëri në të cilën kultivohen dallimet dhe mundëson kushte për zhvillim të të gjithë qytetarëve”, tha ministrja Carovska.
Sipas ligjit të ri, ka kritere të përforcuara për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit, papajtueshmëri për anëtarësim në parti politike dhe angazhim profesionist, që, tha, duhet ta përforcojë punën e tij.
Deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi do të funksionojë në përbërjen ekzistuese