25 June 2018 / 10:20
Seanca per rastin ‘Monstra’ po vazhdon sot në Gjykatën Penale me dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur në seancën e sotme. Per momentin po dëshmon dëshmitari Ahmet Bekir, i cili në seancën e kaluar ju perkeqesua gjendja shendetesore dhe deshmia e tij mbeti përgjysmë.
Seancë e re për rastin ‘Monstra’
Një seancë e re gjyqësore do të zhvillohet sot për rastin Monstra, proces ky që është marrë tashmë përsipër nga Prokuroria Speciale Publike. Në seancën e kaluar u dëgjuan tre dëshmitarë, të cilët me 12 prill të vitit 2012 kanë qenë duke peshkuar ditën e ngjarjes në liqenin e Smilkovës.
Në seancën e kaluar tre peshkatarët që kanë qenë në liqenin e Smillkovës në ditën kur ndodhi vrasja e pesëfishtë janë paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre në gjykatë. Gjithsej të ftuar për të dëshmuar ishin 6 dëshmitarë por tre prej tyre munguan. Dëshmitari i parë Ahmet Bekiri dha deklaratë kontradiktore lidhur me vrasjen, nuk sqaroi mirë kur kishte dëgjuar të shtëna armesh, kur i kishte parë viktimat dhe personin që i kërcënoi. Seanca u ndërpre për shkak se dëshmitari u alivanos.
Dëshmitari i dytë Kemal Nesim tha se teksa po peshkonin, të rinjtë u kishin kerkuar disa gjëra për peshkim, ndërsa pas një kohe ishin larguar. Nesimi tha se kur janë nisur për në shtepi kanë parë një veturë me ngjyre të errët. Më vonë kishin takuar një person që u kishte thënë se është polic. Ai i kishte kërcënuar dhe nga frika këta ishin larguar.
Edhe dëshmitari i tretë Bajram Memedov tha se ishte i frikësuar prandaj qëndroi larg personave të shtrirë për tokë dhe nuk dinë detaje.
Vrasja e pesëfishtë në Smillkovë më vitin 2012 la të vdekur Kire Trickovskin, Filip Sllavkovskin, Cvetanca Ackovskin, Aleksandar Nacevski dhe peshkatarin Borce Stefanovskin. Të akuzuarit për këtë vepër kohë më parë u lan të mbrohen në liri.