Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se këto zgjedhje kanë një veçori tjetër dhe se aktualisht Turqia bashkë me këto zgjedhje po kryen një revolucion demokratik, raporton AA.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare votoi në shkollën fillore “Saffet Çebi” në Üsküdar të Stambollit.
“Pjesëmarrja duket e mirë, edhe informacionet që kam marrë nga gjithë Turqia e tregojnë këtë. Teksa në zgjedhjet e kryer në botë pjesëmarrja është tek 30 përqindëshi, Turqia i ka tejkaluar këto. Pjesëmarrja në 85 për qind në zgjedhjet e fundit tregon përparimin e demokracisë, nivelin e pjekurisë demokratike në Turqi”, tha Erdoğan, duke folur për gazetarët.
“Aktualisht Turqia bashkë me këto zgjedhje po kryen një revolucion demokratik” tha presidenti turk duke pohuar se Turqia me sistemin e ri qeverisës do të jetë në gjendje të arrijë nivelin e qytetërimeve bashkëkohore.
“Unë kam besimin se me ngritjen e këtij niveli, vendi ynë do të vazhdojë procesi e mëpasshëm pa u penguar aspak me oligarkinë burokratike. Prandaj besoj se pjesëmarrja e lartë e të gjithë qytetarëve të mi është një ndjeshmëri. Unë dërgoj përshëndetjet, dashurinë dhe respektin me të gjitha ndjenjat e përzemërta për të gjithë popullin tim”, u shpreh presidenti i Turqisë.
Pasi ka theksuar se deri më tani ka mësuar se në të gjithë Turqinë nuk ka ndonjë problem serioz, Erdoğan është shprehur se “uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për mirë dhe që të jenë fillimi i një periudhe të re për popullin tonë”.
Po ashtu presidenti Erdoğan njoftoi se një pjesë të rezultateve të zgjedhjeve do t’i ndjekë nga Stambolli, ndërsa pjesën tjetër nga Ankaraja.