Zaev në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika” tha se është obligim i çdo politikani,
veçanërisht e çdo kryeministri, që të kujdeset për interesat e qytetarëve të cilët ja kanë dhënë
besimin dhe për interesat e shtetit. Jam i përgatitur për lidership, të udhëheq të gjitha proceset çka
donë të thotë siguri, fuqizimin e pozicioneve ndërkombëtare të Maqedonisë, por edhe rajonit.
Ndjehem i plotësuar, sepse iu shërbej qytetarëve dhe shtetit në përmbushjen e një vizioni të madh,
përcjell Telegrafi.
Përveç kësaj, thotë Zaev, ne jemi liruar nga guri, e kemi humbur gurin i cili për 25 vite na ka
tërhequr tatëpjetësh.
Në lidhje me zbatimin e marrëveshjes në Maqedoni dhe qëndrimin e kryetarit Ivanov dhe opozitës,
Zaev u përgjigj se asgjë nuk varet nga nga Ivanov, si dhe nga të gjithë politikanët tjerë, por varet
nga qytetarët.
Në pyetjen e gazetarit për qëndrimin e Rusisë edhe për kundër “përparimit” se me anëtarësimin e
Maqedonisë në NATO do ta rrezikonte sigurinë e rajonit, Zaev u përgjigj se Federata Ruse është mike
e mirë e Republikës së Maqedonisë, dhe se e ardhmja veriatlantike e Maqedonisë nuk do të rrënojnë
bashkëpunimin dypalësh.
Data 08.06.2025
Aktuale
- Përfshihen nga flakët dy baraka në lagjen e komunitetit rom, zbardhen detajet e para! Ja shkaqet e zjarrit që dyshohen
- Ndalimi i përkohshëm i tregtimit të mishit në Shkodër, blegtorët pakënaqësi: Sëmundjet tek kafshët nuk janë një fenomen i ri, po penalizohemi me të padrejtë
- Fluks i lartë turistësh në bregdetin e Shëngjinit, trafik i rënduar në segmentin rrugor drejt Milotit
- Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Erion Veliaj pritet të dalë nesër para Apelit të Posaçëm
- “MPB-ja furnizon softuer të dyshimtë për përgjim”, Miteva: Kjo deklaratë që u tha nga LSDM është gënjeshtër
- Dronët shpëtojnë jetë: Kina revolucionizon transportin e gjakut
- Skema e mashtrimit me mesazhe në emër të Postës Shqiptare, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thirrje qytetarëve: Mos jepni asnjë të dhënë bankare apo të kartës së kreditit
- Syzet inteligjente: Do të zëvendësojnë telefonat e mençur, por jo në të ardhmen e afërt