Ambasador i ri i Serbisë në Maqedoni do të jetë ish shefi i shërbimit sekret serb, Rade Bullatoviq. Informacionin e ka publikuar portali i pavarur serb “Peshqanin”, duke e komentuar me tone kritike këtë vendim të Beogradit.
Sipas këtij portali, Serbia në vend se të dërgojë urim për marrëveshjen Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit, në Shkup dërgon ish shefin e Agjencisë informative dhe të sigurimit (BIA), pasardhëse e UDB-së, transmeton Gazeta Lajm.
Bullatviq është ish ambasador serb në Ukrainë, kurse qeveria serbe e caktoi edhe ambasador në Turqi, mirëpo Turqia e ka refuzuar, duke mos i dhënë agreman.