Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska është e bindur se në Samitin e NATO-s që duhet të mbahet më 11 dhe 12 korrik Maqedonia do ta sigurojë mbështetjen nga të gjithë anëtaret e Aleancës që ta marrë ftesën për anëtarësim, sepse ka përmbushur detyra të mëdha shtëpiake, që, siç tha, janë argumente të mëdha në dobi të anëtarësimit tonë në Aleancë.
“Në qoftë se kjo ndodhë, mendoj se edhe lidhur me Maqedoninë do të respektohet procedura e cila vlen edhe për vendet e tjera anëtare dhe se kjo periudhë do të jetë nga një deri në një vit e gjysmë, në varshmëri nga ajo se cila është procedura në shtet dhe në vendet anëtare”, tha Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për shfrytëzim të përkohshëm të hapësirave në Shtëpinë e ARM-së nga ana e Lidhjes së luftëtarëve nga LNÇ dhe lufta antifashiste e Maqedonisë.
Lidhur me atë se nëse referendumi që do të organizohej do të ishte konsultativ ose obligues, ministrja e Mbrojtjes theksoi se për këtë do të bëhen konsultime në Kuvend dhe me opozitën dhe do të sillet vendim i cili do të jetë i mirë, jo për parti individuale politike ose personalitete, por për Maqedoninë.
“Referendumi do të jetë pjesë e rëndësishme dhe do t’i ftojmë, jo politikanët, por qytetarët e këtij shteti të gjithë të inkuadrohen dhe t’i japin mbështetje Maqedonisë evropiane dhe euro-atlantike”, tha Shekerinska.
Për informatat se Franca ende e kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në BE, Shekerinska theksoi se dilema në Francë nuk është Maqedonia dhe se nëse ajo i përmbush kushtet për anëtarësim, por është para së gjithash e lidhur me reformat e tjera të cilat pritet se do t’i bëjë BE-ja.
“Për vetëm 12 muaj Maqedonia nga një shtet i cili ka shkaktuar frikë dhe kufizim dhe kujdes tek BE-ja në një shtet i cili imponohet si shenjë e vetme e ndryshimeve pozitive, shpresë dhe optimizëm në Ballkan”, tha ministrja e Mbrojtjes.
Sipas saj, për atë që e ka bërë Qeveria dhe për ndryshimet pozitive dëshmon edhe vendimi i djeshëm i Holandës, i cili siç tha është anëtarja më e ashpër, lidhur me përmbushjen e kritereve për anëtarësim që të japë mbështetje për caktim të datës për fillim të negociatave.
“Për këtë arsye konsideron se puna dhe përkushtimi nuk mund të mbeten të pavërejtura. Puna jonë vazhdon edhe lidhur me të gjithë vendet anëtare posaçërisht sa i përket Francës. Jemi të bindur se rezultatet tona flasin shumë fuqishëm dhe për këtë arsye kemi mbështetje të madhe nga të gjithë vendet-anëtare të BE-së”, deklaroi Shekerinska.