Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret që Maqedonia javën e ardhshme të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shpreson se me hapat të cilat i ndërmerr vendi, do t’i bind të gjithë të cilët ende kanë rezervë të caktuar për zgjerimin e BE-së.
Zaev theksoi se shpreson se Maqedonia me mënyrën e saj evropiane përmes gjetjes së zgjedhjeve dhe vendimeve të çështjeve të identitetit do t’i armatosë të gjithë të cilët ende kanë rezervë të caktuar për zgjerim të BE-së.
“E di që dje Parlamenti holandez miratoi vendim pozitiv për vendin tonë. Shpresoj se kjo do të ndodh edhe në të ardhmen edhe për Shqipërinë sepse edhe ata kanë punuar shumë si shtet, por para së gjithash sa i përket vendit tonë shpresoj se edhe Franca dhe shtete tjera në se kanë rezerva, do ta bëjnë ndryshimin sepse reforma po bëhen edhe në BE, por mund të bëhen paralelisht derisa Maqedonia negocion për anëtarësim. Kapitujt dhe bisedimet do të zgjasin me vite, ndërsa duke përparuar si shtet Maqedonia mund të ndihmojë edhe në përparimin e Evropës paralelisht duke i shtyrë proceset e bisedimeve. Unë shpresoj se do të zbutet zemra e presidentit të Francës Makron, i kuptoj debatet e brendshme të cilat hapen në Francë, por Franca është mike e madhe e jona. Nëse Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe shtete tjera shkojnë para, atëherë edhe Evropa do të lëviz para, ndërsa motivimi i qytetarëve tanë do të jetë edhe më i madh”, shtoi Zaev.
Sipas tij, pritjet janë vendim pozitiv të cilat në momentin më të mirë do të definojë rekomandim të caktuar për fillimin e bisedimeve, fillim të shqyrtimit të gjithë procesit.