Gjithsej 692 marrëveshje pritet të nënshkruhen këto ditë për blerjen e traktorëve nga ana e bujqve, me ndihmën e fondeve IPARD e cila kap vlerën prej 5.8 milion euro, ndërsa sot u bë nënshkrimi i vetëm 13 marrëveshjeve të tilla në Ministrinë e Bujqësisë. Ndonëse pjesa më e madhe mjeteve janë për blerjen e traktorëve, bujqit kanë shprehur interes edhe për mjete të tjera ndihmëse të punës.
Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare dhe zhvillim rural Nikolçe Babovski theksoi se numri më i madh i aplikuesve për këto mjete ishte nga rajoni i Pellagonisë, derisa më i vogël nga rajoni i Pollogut. Nga numri i përgjithshëm i mjeteve 4.3 milion euro janë nga fondet evropiane ndërsa 1.4 milion nga financimi nacional.