Gjenerali i ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Gëzim Ostreni në një prononcim ekskluziv për agjencin e lajmeve Zhurnal ka folur mbi marrëveshjen e arritur midis Shkupit dhe Athinsë, por jo vetëm edhe për situatën e sigurisë në vend. Ai thotë se në Maqedoni nuk do të prodhohet destabilizim i brendshëm, por se do të ketë përpjekje për manifestim të paknaqësive.
“Marrevëshja Greqi – Maqedoni nuk do të prodhojë destabilizim të brendshëm, edhe pse do te ketë përpjekje për manifestim të paknaqësisve për këtë për të mbledhur poena politike për zgjedhjet që pasojnë si dhe ndonjë veprim vajolent. Votimi në Kuvend tregoi se gati 60 për qind e deputetëve e votuan ratifikimin e kësaj Marrëveshje, që është indikacion për rezulltatin e referendumit. E drejtë e qytetarëve është të shprehin qëndrimin e tyre edhe me protesta të qeta, por është edhe detyrë e organeve kompetente të mbrojnë rendin dhe qetësinë, ashtu që vendimet të miratohen në Kuvend e jo në rrugë”, thotë për Zhurnal, Gëzim Ostreni, gjeneral i ish-UÇK-së. Sipas tij, me Marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinsë, Maqedonia në aspekt të sigurisë e mbyll konfliktin me Greqinë dhe krijon kushte për anëterësim në NATO, që do të thotë bëhet pjesë e sigurisë të përbashkët të shteteve të NATO-s dhe e mbyll, e ngushton mundësinë e ndikimit të Rusisë në këtë territor të Ballkanit, që do të sjell edhe përfitime tjera.
Duke folur mbi kërkesën e që i bëhet presidenti Ivanov nga qarqe të ndryshme pro-ruse që të shpall gjendje të jashtëzakonshme, Ostreni thotë se për këtë punë nuk vendos presidenti por Kuvendi.
Data 11.02.2025
Aktuale
- Osmani e takon presidentin Macron: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
- (VIDEO) Zgjedhjet në Kosovë, nis numërimi i votave të kandidatëve
- Janevska: Vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla e marrin komunat
- EMRI/ Atentat me armë zjarri në hyrje të Lezhës, plagoset një 29 vjeçar
- Fetai: Raporti i Transparency international është rezultat i qeverisjes kriminale të LSDM dhe BDI
- Papa Françesku del kundër dëbimit të emigrantëve nga Trump
- Mes tensioneve për të ardhmen e Gazës, Trump dhe mbreti i Jordanisë Abdullah do të takohen në Uashington
- Pse po e braktisin shtetin e Kosovës: Një shqetësim në rritje