Mbeturinat në Qendrën Klinike përfundimisht do të pastrohet pasi që qytetarët në rrjetet sociale reaguan bujshëm dhe kërkuan nga ministri i shëndetësisë që të shëtis nëpër spitale për të parë bërllokun e mbledhur.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se me kryetarin e Qytetit të Shkupit, kanë arritur një marrëveshje që prej sot N.P.”Higjiena komunale” të nis me pastrimin e deponisë së egër të Qendra Emergjente.
“Është e saktë se është problem. Kjo është rezultat i asaj që u ndërpre procedura e tenderit për pastrim. Pas shumë viteve, kompetencat po kthehen, ashtu si është e rendit në duart e Shërbimit për punë të përbashkëta që menaxhon me nevojat e përbashkëta e të gjitha klinikave në korniza të kampusit Nënë Tereza.”
Sipas Filipçe, Higjiena komunale edhe në muajin e ardhshëm rregullisht do ta pastroje bërllokun derisa në tender të zgjidhet firma e cila do të merret me këtë gjë.
Ministri i obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, i ftoi organizatat qytetare që me kujdes t`i ndjekin të gjitha procedurat e furnizimeve publike me qëllim që të menjanohen keqpërdorimet në procedura.
Husamedin Gina
Almakos.com