Këshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoni në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur disa prokurorë në disa prokurori të vendit. Mes të zgjedhurve janë edhe prokurorë shqiptar në Kumanovë, Gostivar, Dibër dhe komuna tjera, informon INA. Në Prokurorinë e Lartë publike në Shtip është zgjedhur Todor Vitlarov, në Shkup është zgjedhur Sasho Rajçev, në prokurorinë publike të Kumanovës është zgjedhur Teuta Bediu – Ramadani, në prokurorinë e Dibrës, Nehat Croj, në Gostivar është zgjedhur Bashkim Hiseni, në Koçani Borçe Janev, në prokurorinë në Resnjë është zgjedhur Rexhail Sherifovski, thuhet
në komunikatën e Këshillit të prokurorëve të Maqedonisë. Emërime të reja të janë bërë edhe në Veles, Ohër, Manastir dhe Shkup, ndërsa nuk ka
pasur zgjedhje të prokurorëve për Prokurorinë e lartë publike në Shkup, Gostivar, prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup dhe zgjedhjen e një prokurori në Kavadar. (INA)
Data 11.02.2025
Aktuale
- Lajm i mirë për Parashqevi Simakun, këngëtarja bëhet me shtëpi të re
- Projektligjet për paketën e maleve dhe TVSH-në, Celibashi-Kuvendit: Mos i shqyrtoni në seancë plenare, mund të krijohet perceptimi i përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale
- Osmani e takon presidentin Macron: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
- (VIDEO) Zgjedhjet në Kosovë, nis numërimi i votave të kandidatëve
- Janevska: Vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla e marrin komunat
- EMRI/ Atentat me armë zjarri në hyrje të Lezhës, plagoset një 29 vjeçar
- Fetai: Raporti i Transparency international është rezultat i qeverisjes kriminale të LSDM dhe BDI
- Papa Françesku del kundër dëbimit të emigrantëve nga Trump