Në çështjen e ndryshimit të emrit të shtetit, çdo institucion duhet të veprojë në korniza me kompetencat që i ka në pajtueshmëri me Kushtetutën. Në rast të pengimit të funksionimit nga ana e presidentit të shtetit, Gjykata Kushtetuese duhet të gjejë mënyrë për dalje nga situata. Kështu deklaroi bashkëraportuesi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Valeriu Gileçi. Në një konferencë për media, ai theksoi se situatë të ngjajshme ka pasur edhe në shtetin e tij dhe Gjykata Kushtetuese ka gjetur mënyrë se si të debllokojnë situatën. Ai nuk deshi të tregojë se cili ka qenë vendimi i Gjykatës së Moldavisë, megjithatë nënvizoi se në takim me përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë ka parë se ata kanë njohuri për këtë vendim.
VALERIU GILEÇI, BASHKËRAPORTUES NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KE-SË
“Unë besoj se çdo institucion, në këtë rast presidenti, duhet të veprojë në korrniza të kompetencat që i ka në pajtueshmëri me kushtetutën. Por nëse vijmë deri në bllokim të funksionimit, atëherë më së shpeshti Gjykata kushtetuese duhet të ndihmojë që të gjindet mënyrë për dalje nga situata. Në një situatë të ngjajshme në vendin tim, Gjykata Kushtetuese gjeti mënyrë se si të dalim nga ai bllokim. Dje në takim me Gjykatën kushtetuese e pash se ata e dijnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Moldavisë në një situatë të ngjajshme”
Ndërkaq, bashkëraportuesja tjetër në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Liza Kristofersen tha se mënyra për dalje nga një situatë e tillë është referendumi ku qytetarët në mënyrë demokratike do ta shprehin vullnetin e tyre.
LIZA KRISTOFERSEN, BASHKËRAPORTUES NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KE-SË
“Unë vlerësoj se bllokimi i një parlamenti të zgjedhur në mënyrë ligjore nuk është pjesë e demokracisë, megjithatë nga ana tjetër e keni referendumin në të cilin qytetarët do të munden në mënyrë demokratike ta shprehin vullnetin e tyre ndoshta kjo është një nga mënyrat për dalje nga ajo situate”.
Bashkëraportuesit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e përshëndesin marrëveshjen për çështjen e emrit, ata thanë se një gjë e tillë do të ndikojë në stabilitetin e të gjithë rajonit. Ata nënvizuan se Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës është vetëm fillimi i një procesi të gjatë, megjithatë mund t’i jep fund një problemi shumëvjeçar që e ka penguar zhvillimin e Maqedonisë./Shenja
https://www.youtube.com/watch?v=7AaSedMB50E