Autoritetet e qytetit të Shkupit ende nuk e ka përmbushur obligimin për spërkatjen me avion kundër insekteve sezonale, pasiqë administrata e qytetit ende nuk ka mbaruar procedurat e tenderimit se cila kompani do ta bëjë shkatërimin e mushkonjave.
Spërkatja kundër mushkonjave zakonisht bëhet në fillim të pranverës, ndërsa sivjet Qyteti i Shkupit për shkaqe administrative e ka prolonguar për një afat të pacaktuar.
Drejtuesit e qytetit thonë se tenderi për dezinfektimin e ajrir, është shpallur në shkurt të këtij viti ende nuk është përbyllur.
“Pritet të kalojë afati për ankesa për të kontraktuar me subjektet që duhet të kryhen në përputhje me programin e miratuar nga Këshilli . Nëse çdo gjë është në rregull me procedurën e ankimit mund edhe këtë fundjavë për të kryer spërkatje e parë kundër mushkonjave”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Në ndërkohë, autoritetet kanë vazhduar të konsultohen me institucionet shëndetsore për të përcaktuar pesticidin adekuat për shkatërimin e mushkonjave. Sipas tyre, prokurimi publik është në faze përfundimtare dhe se spërkatja do të filloj menjëher pas përfundimit të procedurave administrative.
Vetëm vitin e kaluar gjatë stinës së pranverës, për shkak të pickimeve nga insektet nga ethet hemoragjike ishin sëmur dhjetra persona.
Almakos
Arbnora Memeti
Data 09.06.2025
Aktuale
- Tre muaj pritje për vendimin e atësisë së fëmijës jashtë martese, “Tak Fak” ndihmon nënën të marrë drejtësi
- Abazi akuzon Pecin për korrupsion: Albin Kurti pas një goditjeje të re?
- “Fëmijën nuk e kam me burrin, por…”- Tak Fak sjell historinë e pazakontë! Nëna e djalit 6 vjeç: Krijova një lidhje jashtëmartesore! Dua që të marrë mbiemrin tim
- EKSKLUZIVE: Bujar Osmani kandidat për Çairin – i mbështur nga Ali Ahmeti dhe Fronti Shqiptar?
- LSDM do të shpallë disa nga kandidatët për kryetarë komunash javën e ardhshme
- Bullgaria kërkon hetim ndaj Thomas Waitz, raportuesit të PE për Maqedoninë
- Si mund t’i mbrojtni pajisjet tuaja nga kërcënimi i ri të malware-it BADBOX 2.0?
- Siljanovska-Davkova: Kam nderin të jem mes mysafirëve të Makronit