Deri në fund të javës moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale të ndjekura me bubullima, veçanërisht në orët e pasdites.
Gjatë ditës së nesërme do të ketë teshje të përkohshme të shiut të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me bubullima, veçanërisht pasdite.
Të mërkurën dhe të enjten do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër dhe bubullimave të rralla.
Nga e shtuna pritet ndryshim i motit, do të fryjë erë nga drejtimi verior dhe do të shkaktojë rënie të temperaturave, ndërsa ende do të ketë reshje lokale të shiut.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup kanë reshur 13 litra shi në metër katrorë, në Shkup-Petrovec dhe Ohër shtatë. në Hjevgjeli gjashtë, katër në Krushevë dhe Kumanovë, tre në Pretor, dy në Kriva Pallankë, dhe një litër metër katrorë në Llazaropole, Mavrovë, Pozharane, Strumicë, Vinicë dhe Berovë.
Siç informojnë nga DPHM sot në orët e pasdites lokalisht do të ketë zhvillim të motit të paqëndrueshëm, të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesët jugperëndimore. temperatura maksimale do të jetë në interval prej 24 deri në 32 gradë Celsius.