Policia dhe prokuroria maqedone nuk do të përndjekin grupin e tifozëve Komitët, të cilët javën e kaluar duke protestuar para Kuvendit kundër marrëveshjes për emrin me Greqinë, kanë brohoritur parulla fashiste kundër shqiptarëve. Politika e mosndëshkimit të këtij lloji të krimit detyrimisht inkurajon përsëritjen e këtryre veprimeve kriminale dhe nxitjen e dhunës fizike kundër shqiptarëve.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2217137271660446/
Sipas kodit penal të Maqedonisë, gjuha e urrejtjes dhe diskirminimit racor ndiqen zyrtarisht nga Prokuroria dhe autorët e këtyre vepra mund të ndëshkohen me burgim prej gjashtë deri në dhjetë vite. Për të qenë situata edhe më absurde tifozët maqedon nuk shajnë grekët dhe politikën e tyre, e cila mohon identitetin maqedon, por mallkojnë shqiptarët, një sjellje me të cilën duhet të merren seriozisht edhe profesionistët e shëndetit mendor.
Sipas Ligjit për punët e brendshme dhe Ligjit për polici, në raste kur policia ka indikacione se personat e përfshirë në protesta mund të kryejnë vepra penale, ajo është e obliguar të regjistrojë me kamera tubimin për të letësuar pastaj zhvillimin e hetimeve kundër personave të dyshuar për përhapjen e mesazheve raciste.
Lidhur me protestat para Kuvendit policia ka publikuar një kumtesë, ku në asnjë moment nuk përmedin brohorritjet antishqiptare, por merren me prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Për policinë më shqetësuese nëse policët janë qëlluar me shishe dhe mjete tjera të forta sepse që protestuesit kanë përdorur gjuhën e urrejtjes dhe të diskriminimit ndaj një bashkësie etnike, pa të cilën nuk mund të imagjinohet e ardhmja e Maqedonisë.
Gjatë kohës së mbledhjes në orën 20.30, pjesë e grupit, prej të cilëve kishte dhe persona të maskuar me fantomka, ndaj Kuvendit dhe kordonit të policisë kanë filluar të hedhin me shishe, mjete piroteknike, shufra, konzerva, dhe një koktel molotov. Në Stacionin policor në Qendër, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësis publike, janë dënuar 10 persona”, thuhet në kumtesën e policië.
Përkundër asaj se të gjitha mediat e vendit dhe rrjetet sociale shpërndanë thirrjet antishqiptare të protestuesve, Prokuroria publika bëhet e shurdhër dhe nuk ka nisur hetime për zbardhjen e rastit. Arsyetimi i saj i vetëm është se ata nuk kanë informacion për thirrje nacionaliste.
i vetmja organizatë që ka dënuar gjuhën e urrjetjes dhe thirrjet për dhunë, ka qenë Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, i cili ka bërë thirrje institucioneve të ndjekin fajtorët, ndërsa qytetarët të përmbahen nga përdorimi i gjuhës së urrjetjes.
Komiteti i Helsinkit dënon ashpër gjuhën e urrejtjes i pranishëm në mbledhjen e djeshme, veçanërisht duke marrë parasysh ngjarjet e 27 prillit 2017, si dhe gjuhën e urrejtjes që i parapriu dhunës në Parlament, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.
Policia dhe prokuroria maqedone në vazhdimësi ka injoruar thirrjet raciste kundër shqiptarëve, por në mënyrë të papërgjegjshme sillen edhe subjektet shqiptare dhe shoqëria civile.
Almakos
Arbnora Memeti