Edhe këtë vit me rastin e festës së Bajramit, Shoqata Kulturore “Vizioni M” – Shkup në bashkëpunim me “SHE Parimi” organizon manifestimin tradicional “Kandilat e Bajramit”.
Programi i manifestimit “Kandilat e Bajramit 2018”
E Enjte 14.06.2018
- Treni i Bajramit – ora 11:30 – Marshuta e Trenit fillon nga Xhamia Mustafa Pashë, vazhdon nëpër rrugët e komunës Çair për të përfunduar në Çarshi tek sheshi para xhamisë Murat Pashë.
- Ekspozita Stringël (bizhuteri) dhe Art si dhe ekspozita nga konkursi organizuar nga SHE Parimi “Foto Mozaiku i Ramazanit” – ora 12:00 – Sheshi para Xhamisë Murat Pashë në Çarshi të Shkupit.
- Koncerti për fëmijë “Fidanët e Bajramit” – Hepening – ora 13.30 Sheshi para xhamisë së Murat Pashës.