Forumi i Patriotëve Mendjelirë të cilët më herët u vunë kundër qeverisjes së Nikolla Gruevskit, tash reaguan ashpër kundër marrëveshjes ZaevTsipras.
Thonë se nuk do të përkrahin ndryshimin e Kushtetutës, dhe paralajmëruan se në referendumin e paralajmëruar do ta organizojnë
popullin me qëllim që t’i kundërvihet kësaj tradhtie të të pabesit Zaev. “Forumi i Patriotëve Mendjelirë ashpër reagojnë për sjelljen e tradhtarit
të madh Zoran Zaev dhe shërbëtorëve të tij. Qëllimi i Forumit të Patriotëve të Lirë është integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe
NATO, por në asnjë çast nuk do të lejojmë shtrembërim të kurrizit dhe sjellje tradhtare. Përkundrazi, në kohën kur BE bisedon për ndryshimin e
modelit si ndalimi i të drejtës për veto, për ne është e pakuptueshme tradhtia e Zoran Zaev.
Duam t’i tregojmë tradhtarit Zaev të ndaloj të poshtëroj historinë e Maqedonisë dhe njerëzve që ja kanë kushtuar jetën Maqedonisë. Është e qartë se tradhtari Zaev duhet të ulet dhe të lexojë pak historinë e Maqedonisë, sepse nëse do të kishte lexuar, do të dijë se të gjithë të rënët për Maqedoni të cilët dje i përmendi, kanë luftuar për shtet të pavarur dhe sovran maqedonas.
I bëjmë thirrje tradhtarit Zaev që të tregojë të gjithë pjesën e marrëveshjes. Ajo që ishte e thënë në konferencën e mbrëmshme për ne nuk ka asnjë rëndësi, sepse Zaev në suaza botërore është shembulli kryesor i politikanit që qëndrimet e tij politike i ndërron më shpesh se sa me çorapet që i bart”, reagojnë nga ky forum.
Data 11.09.2025
Aktuale
- (VIDEO) Deputetët me cerfitikatë sigurie nuk i panë dokumentet e përgjimit
- BIRN: Qeveria e mandatit të katërt, ministra besnikë dhe ndryshime për fasadë
- Tensionet në Serbi: Vuçiç përballet me kritikën e Brukselit pas fyerjeve ndaj eurodeputetëve
- Përkujtimi i viktimave të 11 Shtatorit: Një reflektim mbi terrorizmin global
- SPAK mbylli dosjen dhe e dërgoi për gjykim, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë
- Mucunski takon ambasadorin turk në Shkup, rifairmojnë marrëdhëniet midis vendeve
- BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit
- Zv/kryeministri Mexhiti takohet me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler