Dje rreth orës 17.00 në rrugën regjionale Shkup-Tetovë, tek vendi i quajtur “Rrethi i Gllumovës”, janë përplasur vetura “Shkoda Fabia” me targa nga Tetova, e drejtuar nga A.A.(54) nga fshati Cellopek, Tetovë dhe vetura e tipit “Opel Vektra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.M.(35) nga fshati Saraj, Shkup.
Nga përplasja janë lënduar dy shoferët, si dhe S.A.(22) nga fshati Cellopek, Tetovë, bashkë udhëtar në veturën “Shkoda Fabia”.
Ata me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Almakos.
Te A.A. janë konstatuar lëndime të rënda dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm, përderisa te A.M. dhe S.A. janë konstatuar lëndime të lehta ku janë lëshuar në shtëpi për shërim.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.