Ish kryetari i Këshillit të komunës së Shuto Orizarës në Shkup nga radhët e LSDM-së, Gege
Demirovski, ka akuzuar rivalët e tij bashkëpartiak se e kanë sulmuar mbrëmë me shufra
hekura duke dashur ta vrasin, shkruan Fakte. Ai ka thënë se ata që e kanë sulmuar janë
zhytur në kriminalitet dhe punë mafioze, prandaj ai u pengon. Rastin e ka paraqitur në
polici Demirovski dhe pret që, siç thotë ai, nëseinstitucionet nuk ndërmarrin masa ai vet do
të ndërmerr masa. Sipas tij, rasti ka ndodhur në lagjen e Topanës në Çair.
Ndryshe, Gege Demirovski së bashku me Kurto Dudush ishin dy figurat kyçe të LSDM-së në
Shutkë në zgjedhjet e fundit, si dhe njerëzit më të besueshëm të krerëve të kësaj partie
Zaev, Spasovski dhe Zekiri. Pasi fituan zgjedhjet, në të cilat Dudush u zgjedh kryetar
komune, ndërsa Demirovski u emërua Kryetar i këshillit komunal. Mirëpo pas pak kohe,
plasi sherri mes tyre dhe këshilli shkarkoi Demirovskin ndërsa në vend të tij emëroi gruan e
kryetarit Dudush.
Policia ende nuk e ka kualifikuar zyrtarisht këtë incident si tentim vrasje.
Data 12.02.2025
Aktuale
- Gjykata i jep për herë të dytë vulat e ASH-së Ziadin Selës
- Si i përjetoj Xheneta deklaratat e Gjestit? Lela publikon një foto
- Gjendet një kilogram marihuanë në Shkup, arrestohet një person
- Gerasimovski: Ndalesa për celularë në shkollat fillore në Qendër funksionon në mënyrë të shkëlqyer, nxënësit janë më të fokusuar në mësim
- “Duam 70 mijë euro, ose…”- Bashkëpunoi me ish-presidentin e klubit të Kamzës dhe 5 të tjerë dhe morën peng Ervis Xhixhën, arrestohet 40-vjeçari! “Ushtari” i Ervis Martinajt, ende në kërkim
- Burim Latifi: Linja e transmisionit me Shqipërinë ka rëndësi strategjike për të gjithë rajonin
- Gjendet një mjet i pashpërthyer në Partesh – FSK dhe KFOR dalin në vend ngjarje
- Konfiskohen rreth 23 kilogramë mjaltë në “Tabanoc”