Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ka nisur me projektin Shporta e Fitër Bajramit, duke i shfrytëzuar dhjetë netët më të mira të vitit, ato të fundit të muajit të Ramazanit.
Sot aktivistët tanë ishin në fshatrat Nikushtak, Ropalcë dhe Grushinë të Komunës së Likovës ku u shpërndanë pakot e këtij projekti.
Familjet skamnore të këtyre fshatrave ditën e Fitër Bajramit do ta presin të përgatitur në aspektin e ushqimit, ndërsa sa i përket rrobave për fëmijët, ata do t`i shfrytëzojnë mjetet e tyre të dedikuara për ushqim, ti gëzojnë fëmijët.