Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski në profilin e tij në facebook ka shkruar se Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov tashmë po kërkon një pozitë të re në Kombet e Bashkuara, në fakt nuk dëshiron ta mbaron mandatin e tij si Shef i Diplomacisë së Maqedonisë.
“Nuk e di nëse karriera e Nikolla Dimitrovit është në “vijë të njëjtë”, me atë të Zaevit, e cila varet kryesisht nga zgjidhja e çështjes së emrit. Por diplomatë nga Kombet e Bashkuara njoftojnë se ministri na plan afatgjatë nuk e sheh perspektivën e tij në Republikën e Maqedonisë. Megjithatë koha do tregojë”, shkruan Milloshoski.