Me vendosjen e gur themelit të vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq do të nis edhe ndërtimi i pikës së përbashkët kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës, informon MEDIAL.
Në këtë ngjarje është paralajmëruar se fjalime do të mbajnë zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, zv/kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadorët e BE-së në Maqedoni dhe Kosovë, Samuell Zhbogar dhe Natalija Apostollova.
Vendkalimi kufitar i cili do të ndërtohet me mjete nga IPA programi i Bashkimit Evropian, pritet që të lehtësojë bashkëpunimin mes dy shteteve, të kontribuojë për kufi më të sigurte dhe për zhvillimin social dhe ekonomik duke përfshirë këtu edhe lëvizjen më të lirë të njerëzve nga të dyja vendet.