Në spitalin klinik Axhibadem Sistina sot është mbajtur simpoziumi i parë për transplantimin indeve dhe organeve, i pari i këtij lloji në Maqedoni. Në simpozium morën pjesë profesor eminent nga sfera e transplatimit. Në simpozium mori pjesë edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Transplantimi si një sferë e sofistikuar lartë nga shkenca mjekësore gjendet lart në agjendën tonë, tha ministri i shëndetësisë, Filipçe. Sipas tij, qëllimi i simpoziumit është që të bashkohen ekspertizat e mjekëve tanë me ekspertët nga jashtë.
“Në këtë mënyrë do të vendos procedura të reja për pacientët që të mos udhëtojnë jashtë vendit, por të qëndrojnë këtu. Do ta shpërblejmë ekspertizën e mjekëve tanë me ndihmën e mjekëve prej jashtë që do të edukohen në programe adekuate. Në këtë mënyrë do të kursejmë shuma serioze në fondin për sigurim shëndetësor, i cili për momentin është duke harxhuar diku midis 9-10 milion euro për dërgimin e pacientëve për shërim jashtë vendit”, deklaroi ministri.
Me ligjërata ekspertësh, në simpozium morën pjesë profesor eminent nga sfera e transplatimit të indeve dhe organeve nga grupacioni shëndetësor Axhibadem nga Turqia.
Profesori Dr.Siret Ratip nga spitali Axhibadem Altunizade nga Turqia, tha se vetëm 30 për qind e pacientëve që kanë nevoj për transplantim të ndonjë organi kanë donor të afërt.
“Për këto pacient, zgjidhjet janë që të kanë donor të palidhur, nga banka nacionale ose internacionale e donorëve ose të mbështeten në teknologjinë e lartë”, deklaroi profesori Ratip.
Në një deklaratë për medie, Prof.Dr. Borçe Geogrievski nga klinika universitare për hemotologji tha se simpoziumi është nismë e mirë bashkëpunimi.
“Ky do të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi që do të mundësoje që transplantimin e organeve dhe indeve ta vendosim në këmbë të shëndosha ashtu si ishte Republika e Maqedonisë para shumë dekadave, kur kemi qenë lider në sferën e transplantimit kadaverik”, theksoi profesori Georgievski.
Me simpoziumin e sotëm hapen mundësi të reja për zbatimin e teknikave dhe teknologjive të reja, të cilat, bashkë me dijet dhe ekspertizat, sjell Axhibadem në vendin tonë.
Husamedin Gina
Almakos