Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski përmes një video-mesazhi ka akuzuar qeverinë e Maqedonisë, sic thotë, për politikat katastrofale në ekonomi. Banka Botërore, sipas Mickovskit, ka bërë përmirësim zyrtar në projeksionet për rritje ekonomike me cka ka zvogëluar gjasat për rritje.
“Me parashikime të këtilla Maqedonia mbetet e ngujuar në fund në Evropë, derisa të gjitha ekonomitë pa përjashtime shkojnë përpara. Aq më tepër kur vendi po hyn në zonë të rrezikut ku do të luftojë për pagesën në rregull të rrogave dhe pensioneve, dicka që dëshmon paaftësinë e vetë qeverisë. Rezultatet e dobëta ekonomike do të thotë se qytetarët po varfërohen dhe kanë ardhmëri të pasigurtë. Për këtë nevojitet përgjegjësi nga treshja Zaev, Angjeshev, Tevdovski. Dëshmojnë se nuk dijnë dhe nuk kanë plan dhe për këtë shkak duhet të largohen. Ky është edhe një vit I humbur për qytetarët e Maqedonisë dhe disfatë e madhe e politikave ekonomike të qeverisë së Zoran Zaevit. “/Agjencitë/